Gjendet trup i pajetë në rrjedhën e Vardarit

QMK Rajonale Veles njoftoi se një trup i pajetë njeriu është vërejtur nga ana e policësve të SPB – Veles, në lumin Vardar, afër fshatit Ulanci të Komunës së Gradskos, përcjell KlanM.

Policia ka tentuar ta lokalizojë në disa pika por pa sukses, ndaj për shkak të nivelit të lartë të ujit trupi i pajetë është duke lëvizur drejt Komunës së Negotinës.

Për këtë është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Vetëqeverisja Lokale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share