Një nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut të zhdukur në Halkidiki është gjetur i gjallë dhe në gjendje relativisht të mirë shëndetësore përcjellë Klan M, konfirmon Shërbimi Bregdetar i Greqisë.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një shtetas 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili pas më shumë se 17 orësh zhdukje u gjet nga një anije mallrash që lundronte afër në zonën detare në jugperëndim të Kasandrës.
Aksioni dhe kërkimi i shërbimit të bregdetit grek, ekipi grek i shpëtimit dhe shpëtimtarët vullnetarë vijojnë për gjetjen e personit të dytë të zhdukur, transmeton KlanMacedonia.