Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje BDI-së që t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre, Sasho Mijallkov

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate me shkrim për mediat  i bën thirrje BDI-së që t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre, Sasho Mijallkov. Lehtësimet dhe favoret e njëpasnjëshme për Mijallkovin së fundmi kanë kulminuar edhe me një pushim tre vjeçar në burgun e Strugës.
Vetëm në Maqedoninë e Veriut ndodh që të vjedhësh qytetarët, të keqpërdorësh pushtetin, të bëhesh milioner dhe në fund të falesh, të amnistohesh dhe të shpërblehesh me dënime qesharake e me strehim luksoz.
E gjithë kjo ndodh falë regjimit aktual hibrid, e veçanërisht BDI-së të cilët dëgjuam edhe në bisedat e përgjuara se kontrollojnë gjykatës dhe prokurorë të cilët i kanë emëruar bashkë me Mijallkovin dhe Jankullovskën thuhet mes tjerash në komunikatën e ASH-së.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share