Gjendet hiri i eshtrave të 8,000 viktimave të Holokaustit

Në veri të Polonisë afër ish-kampit nazist të përqendrimit të Soldaut, është gjetur një varr masiv që përmban 17.5 ton hi kufomash.

Sipas studiuesit Tomasz Jankowski, varri përmbante të paktën 8,000 viktima. Kjo bazohet në peshën mesatare trupore të një personi që llogaritet përafërsisht 2 kg.

Trupat e tyre mendohet se janë groposur dhe djegur në një operacion nazist për të fshehur gjurmët e vrasjeve të tyre. Nazistët vranë hebrenj, kundërshtarë politikë dhe anëtarë të elitës polake në Soldau.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kampi i përqendrimit u ndërtua në vitin 1939 për tranzit, internim e shfarosje dhe u përdor gjatë gjithë pushtimit nazist.

Sipas “BBC”, deri në 30,000 njerëz mendohet se janë vrarë dhe studiuesit shpresojnë të kryejnë analizën e ADN-së të mbetjeve për të zbuluar më shumë rreth viktimave. Ndër polakët që u vranë ishin edhe anëtarë të klerit dhe inteligjencës.

Arkeologët kanë gjetur qindra gjurmë veshjesh, kopsa dhe sende të tjera, por asgjë me vlerë, që tregon se trupat ishin grabitur përpara se të digjeshin.

Rreth gjashtë milionë polakë vdiqën në luftë, duke përfshirë tre milionë hebrenj./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share