Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Prilep është gjetur një bombë dore, e cila është hequr nga ekipi piroteknik pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Më datë 03.02.2023, në ora 14:45, në Stacionin Policor Prilep është raportuar se në fshatin Çepigovë, rajoni i Prilepit, është gjetur një bombë dore e paplasur nga Lufta e Parë Botërore. Bomba u hoq në mënyrë të sigurt nga një personel piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, thonë nga MPB.