Bubevski: Amnistitë, normat ligjore – vendime jo për fajin e Gjyqësorit

VJETËRIMI I LËNDËVE PËR MIJALKOVIN DHE DARAVELSKIN

Viteve të fundit jo vetëm për fajin e organeve të gjyqësorit, janë miratuar vendime të mëdha në vend që kanë implikuar veprimet e organeve të drejtësisë – thotë Prokurori Publik Gavril Bubevski. Ai përmend amnistitë, normat ligjore dhe të ngjashme që nga qytetarët shihet si drejtësi jofunksionale.

Zgjedhja e disa prokurorëve publik ka zgjuar dyshimet në shtetin e së drejtës duke shtruar pyetjen nëse lidhjet politike e jo profesionalizmi janë vendimtare për pozitën e prokurorit. Prokurori publik Bubevski, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, sic percjell KlanM, është pyetur rreth një fotografie ku shihet Prokurori Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, me krerë të një partie në pushtet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ky është një vend ku mund të paraqiten fotografi të tilla. Edhe në Amerikë mund të paraqiten. Duhet të foksuohemi në atë që është duke e bërë personi. Përshtypjet e mia janë se pjesën e përgjegjësisë është duke e kryer në mënyrën më të mirë të mundshme që kur është emëruar në këtë pozitë nga prokurorët publik” – deklaroi Gavril Bubevski.

Ekziston rreziku real që ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov të shpëtojë nga dënimi për rastin “Titanik 2” – thotë Prokurori Publik, Gavril Bubevski. Ai, sic percjell KlanM, shpreson se nuk do të vjetërohen lëndët “Target-Fortesa” dhe “Trezor”, ku Mijalkovi është njëri nga të akuzuarit.

“Lidhur me “Titanik 2” ekziston frika për vjetërimin e lëndës vetëm për Sasho Mijalkovin, kurse për të tjerët nuk ekziston rrezik I tillë. Për Mijalkovin ekziston rreziku, bëhet fjalë për muajin prill. Por, aktgjykimin gjykata themelore e përgatiti për kohë të shkurtë, kështu që vlerësoj dhe pres që edhe në këtë rast do të ketë një vendim në afatin para se të vjetësohet lënda” – tha Bubevski.

Vjetërimi i lëndës për Dragan Daravelskin është çështje e kryer, por konfiskimi i pronës nuk varet nga vjetërimi – thotë Prokurori Bubevski,

Lidhur me rastin “Llaskarca”, Prokurori Bubevski nuk pret që me supereskpertizën, faji për aksidentin tragjik t`i mvishet vetëm vozitësit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share