Gjenden të vdekur dy amerikanët e rrëmbyer në Meksikë

Dy të tjerë u gjetën të gjallë dhe janë rikthyer në SHBA

Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer nga personat e armatosur të premten kur u futën në Meksikë janë gjetur të vdekur dhe të dy të mbijetuarit janë rikthyer në Shtetet e Bashkuara.

Katër qytetarët amerikanë u rrëmbyen nën kërcënimin e armëve më 3 Mars ndërsa po udhëtonin në qytetin Matamoros në shtetin verilindor Tamaulipas të Meksikës përtej kufirit të Teksasit. Ata kishin udhëtuar atje për kirurgji estetike. Vdekjet i konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Amerikanët u gjetën si rezultat i operacioneve të përbashkëta të kërkimit, tha Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit Tamaulipas në një deklaratë, megjithëse nuk dha më shumë hollësi.

“Ndjejmë keqardhje që kjo ndodhi në vendin tonë dhe u dërgojmë ngushëllimet tona familjeve të viktimave, miqve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara,” tha presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, tregojnë viktimat duke hipur në një kamion nga burra të armatosur rëndë. Njëra është e drejtuar mbi automjetin, ndërsa të tjerët duket se janë të pavetëdijshëm dhe tërhiqen në kamion.

Në çastin e rrëmbimit të premten e kaluar, mbeti e vrarë edhe një grua meksikane, kalimtare e rastit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share