Gjatë fundjavës temperatura mbi mesataren

Pranverë në shkurt – por dimri ende nuk dorëzohet!

Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se gjatë fundjavës së fillimit të javës së ardhshme, temperaturat ditore do të pësojnë rritje të dukshme dhe do të jenë mbi mesataren. Temperaturat maksimale nëpër shumë vende do të shkojnë deri në 20 gradë.

Temperaturat jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit, sipas metereologëve, janë si rezultat I lëvizjes së masës së ngrohtë ajrore me origjinë nga Afrika mbi kontinentin evropian deri më 10 shkurt.

Metereologët, sic njofton KlanM, parashikojnë që pas 10 shkurtit pritet të kthehet dimri dhe bora në Evropë, kurse deri në fund të shkurtit moti do të jetë më I ftohtë me depërtime më të shpeshta të masave të ftohta ajrore nga Arktiku drejt vendeve tona.

Sipas parashikimeve, gjatë shkurtit priten edhe reshje shiu dhe dëbore, kurse i gjithë muaji pritet më jetë më i ngrohtë se mesatarja.

Pavarësisht motit stabil e të thatë me temperatura në rritje dhe jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit, sic percjell KlanM, metereologët paralajmërojnë se vendi ynë është ende shumë larg për t`i thënë lamtumirë stinës së dimrit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share