DPHM: NGA E HËNA DO TË KETË DESTABILIZIM TË MOTIT ME RESHJE TË SHIUT
Sinoptikët në vend njoftojnë se gjatë fundjavës do të kemi rritje të temperaturaven ndërsa nga e hëna destabilizim të motit.
Temperaturë dëri në -2 u shënua sot në Berovë ndërsa edhe gjatë fundjavës mëngjeset do të jenë poashtu të ftohta, temperaturat ditore do të jenë në rritje në fillim të javës së ardhshme. Siç njoftojnë nga administrata për çështje Hidrometeorologjike, mëngjesi i nesërm do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbaje mot me diell dhe me vranësira.
“Gjatë ditës së nesërme do të kemi sërish mot me diell dhe me vranësira të, temperaturat do të jenë disa gradë më të larta gjatë ditës, por në mëngjes sërish do të kemi mëngjes të freskët, temperaturat në mëngjes do të jenë nga minus një deri në plus 8 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë prej 17 deri në 24 gradë” – deklaroi Boris Sekirarski – sinoptik kujdestar.
Sipas parashikimit të DPHM-së nga dita e hënë do të ketë rritje të vranësirave, në pjesët perëndimore do të kemi reshje të shiut, ndërsa të martën pritet që moti të jetë i paqëndrueshme me reshje të kohëpaskohshme, me bubullima dhe erë të fortë. /KlanMacedonia/