Gjashtë të arrestuar pas vrasjes së kandidatit për president

Ata janë me Kombësi kolumbiane, zgjedhjet do të mbahen në 20 Gusht pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme

Gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio.

Ata janë të gjithë me kombësi kolumbiane, përfshirë edhe të dyshuarin e shtatë i cili humbi jetën në shkëmbimin e zjarrit me policinë.

“Forcat e Armatosura kanë filluar dislokimin e menjëhershëm të trupave të tyre në të gjithë territorin kombëtar në mënyrë që të ketë prani të Forcave të Armatosura në çdo qytet. Ata do të qëndrojnë aty deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Qytetarëve do t’ju ofrohet siguria e nevojshme për qendrat e votimit. Vota e Ekuadorit do të jetë përgjigja më e mirë për mafiozët dhe aleatët e tyre.”

Gjatë aksionit të policisë, oficerët gjetën një pushkë, një automatik, katër pistoleta, tre granata, katër kuti municionesh, dy motoçikleta dhe një automjet që ishte raportuar i vjedhur. Vrasja e kandidatit për president dy javë para zgjedhjeve, ka shkaktuar tronditje në vendin e Amerikës së Jugut, duke bërë që disa rivalë të ndërpresin fushatën zgjedhore.

Mbështetësit e kandidatit të vrarë presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, kanë organizuar tubime në kujtim të tij.

Villavicencio ishte kërcënuar disa herë për shkak të akuzave të tij të ashpra dhe të dokumentuara ndaj disa politikanëve.

Presidenti Guillermo Lasso u shpreh se vrasja ishte një përpjekje për të sabotuar zgjedhjet. Ai shtoi se votimi do të zhvillohet siç ishte planifikuar më 20 Gusht, pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme kombëtare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share