Indoneziania gjendet e paprekur brenda barkut të pitonit

Një grua në provincën Jambi në Indonezi është vrarë dhe gëlltitur e tëra nga një piton, sipas raportimeve lokale.

Jahrah, një mbledhëse kauçuku, rreth 50 vjeçe kishte mbërritur në vendin e saj të punës, në plantacione të dielën në mëngjes. Ajo u raportua si e humbur pasi nuk u kthye në mbrëmje dhe nuk po  gjendej nga njerëzit që kishin dalë për ta kërkuar.

Një ditë më vonë fshatarët gjetën një piton, stomaku i të cilit ishte shumë i madh. Ata e vranë pitonin dhe gjetën trupin e saj brenda tij. Një punonjëse e policisë vendase tha se trupi ishte në gjendje thuajse të paprekur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pitonët mund ta gëlltisin prenë e tyre siç është. Nofullat e tyre janë të lidhura nga ligamente elastike që mund të hapen tërësisht.

Ndonëse ngjarje të tilla janë të rralla, nuk është hera e parë që në Indonezi vritet dhe hahet nga një piton. Dy vdekje të ngjashme janë raportuar në vitet 2017 dhe 2018./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share