Gir: Reformat në sektorin e sigurisë nuk kanë përfunduar

DUHEN PËRMIRËSIME NË SISTEMIN E MBIKQYRJES DHE NDARJES FIZIKE TË ASK-së NGA MPB-ja

Procesi aderues drejt BE-së nënkupton reforma rrënjësore dhe të qëndrueshme në sektorin e sigurisë dhe të zbulimit, pa dëmtimin e të drejtave themelore të njeriut. Për detajet në këtë proces, sot, përfaqësues të shërbimeve të sigurisë kanë shprehur një sërë vërejtje, si të rregullores ligjore, ashtu edhe të praktikës në vend. Njëri nga rekomandimet është përforcimi i mbikëqyrjes dhe kontrollit të punës të institucioneve të sigurisë dhe të zbulimit.

Ndjekja më vëmendje e kërcënimeve pa rrezikimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në mënyrë që të sigurohet besimi i qytetarëve – ky është njëri prej rekomandimeve për punën e sektorit të sigurisë dhe të zbulimit në vend, i cili edhe më tej do të kalojë nëpër reforma gjatë procesit aderues në BE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Reformat në këtë sektor nuk kanë përfunduar. Janë të nevojshme përpjekje shtesë nga Qeveria, Kuvendi dhe të gjithë aktorët tjerë, në interes të qytetarëve. Ne presim që ligjdhënia aktuale për ndjekje të ndryshohet, me qëllim që komisionet për mbikëqyrje në Kuvend të funksionojnë më mirë dhe Këshilli për mbikëqyrje qytetare të jetë plotësisht funksional. Ndërtimi i “dhomës së sigurisë” në Kuvend është dashur të ndodhë prej moti, nuk guxon të anulohet më shumë,” deklaroi Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, ende nuk është kryer detyra në mbikëqyrjen qytetare në kuadër të Ligjit për ndjekje të komunikimeve.

“Unë personalisht konsideroj se kjo zgjidhje është e mjaftueshme, në qoftë se e interpretoni pak më intensivisht, mund të formohet mbikëqyrja qytetare. Ka interpretime të ndryshme në këtë pjesë, megjithatë unë jam i sigurtë se cilidoqoftë interpretimi, nuk është me qëllim që të anulohet mbikëqyrja qytetare. Sigurisht që deri më tani kemi mundur ta tejkalojmë këtë problem,” deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Edhe Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u pajtua se në gjithë sistemin e sigurisë dhe të zbulimit mungon Këshilli për mbikëqyrje qytetare, si organ me autorizime ligjore reale për ndjekjen e punës së organeve kompetente, pa dëmtimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2015 u zbulua afera e madhe – kur institucionet shtetërore në udhëheqje të figurave politike përmes sistemit për përgjim masiv kanë bërë presion për qëllime personale, duke keqpërdorur shuma të mëdha të parave të obliguesve tatimorë./KlanMacedonia/

Gazetar: Biljana Georgievska

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share