Gazetarja zbulon arsyen tjetër përse Dua Lipa po vjen shpesh në Shqipëri…

Në studion e “Rudina”, një panel të ftuarish komentuan këtë të mërkurë lajmet që kishte kjo verë. Ndër to ishte sigurisht edhe Shqipëria turistike e cila jehoi nëpër botë. Mes arsyeve të shumta nuk mungoi as promovimi që iu bë nga personazhe me famë ndërkombëtare, siç ishte dhe rasti i Dua Lipës.

E ftuar në studio, gazetarja Klotilda Harka zbuloi në fakt më shumë, rreth arsyeve që po e shohim më shpesh këngëtaren në vendin tonë.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klotilda Harka: Duket se ajo po e shtrin territorin edhe më shumë në jug të Shqipërisë sepse ka ardhur dy herë këtë verë pasi është duke parë për të blerë disa vila të tjera luksoze, kësaj here në një tjetër plazh, në Jalë. Po investon në Jalë dhe kjo është arsyeja përse po vjen më shpesh dhe duket sikur do ketë rezidencat e saj në çdo bregdet të jugut deri tani.

Rudina Magjistari: Mjafton të shkruajë Dua Lipa “Home” në Instagram sa herë vjen këtu dhe pastaj e gjithë bota për në Shqipëri.

Klotilda Harka: E ka bërë punën e saj në fakt, sepse ardhja e saj ka qenë një reklamë e vërtetë për turizmin shqiptar./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share