UEFA sot pritet të marrë vendim rreth incidentit që ndodhi në lojën Rumani-Kosovës.
Kështu të paktën raporton gazeta rumune “Fanatik”.
Në “National Arena” në Bukuresht, loja ishte ndërprerë afro 50 minuta pas thirrjeve nacionaliste dhe shpalosjes së banerit me shkrimin “Kosova është Serbi”.
Sipas “Fanatik”, sot pritet të dihet se çfarë dënimi do t’i jepet Federatës së Futbollit të Rumanisë, përcjell Klankosova.tv
Rumania e fitoi 2:0 ndeshjen kundër Kosovës, e cila është e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Por, me këtë nuk u pajtua Federata e Futbollit kosovar, e cila edhe u ankua ndaj sjelljeve të tifozëve rumunë.
Raportohet se Rumania mund të dënohen me dy ndeshje pa praninë e shikuesve, kundër Andorrës më 15 tetor dhe ndaj Zvicrës më 21 nëntor.
Gjithashtu, rumunët mund të gjobitet edhe me para.