Gazeta italiane e sportit jep lajmin “bombë” për Edi Rejan

E ardhmja e Edy Reja-s në krye të Kombëtares shqiptare mbetet një temë e hapur, së fundmi ky diskutim ka kaluar përtej Adriatikut. Pavarësisht se FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat bashkohet të gjitha në një pikë.

Sipas La Gazzetta dello Sport: FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti. Gjithnjë sipas të përditshmes më të madhe sportive:

Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë. Jo vetëm La Gazzetta, edhe mediat e tjera italiane bashkohen në këtë pikë, madje shtojnë se Di Biagio mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë.

Nëse për emrin e pasuesit ka ende dyshime, të gjithë mediat shprehen të sigurta se FSHF nuk do t’i ofrojë një kontratë të re Edy Reja-s.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share