Gati fillimi i punimeve për stadiumin e KF “Shkëndija 77” në Haraçinë (FOTO)

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është gati fillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të klubit futbollistik “SHKËNDIJA 77”.

“Me kënaqësi dua tu njoftoj se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, të gjitha procedurat ligjore dhe tani më jemi në momentin final, fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës. Për realizimin e këtij projekti kemi mbështetje të plotë nga Qeveria e RMV-së dhe FFM-së. Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, rinisë së Komunës së Haraçinës, kryesisë së Klubit, tifo grupit “Çlirimtarët”, donatorëve dhe të gjithë sportdashësve dashamirë të Shkëndijës që t‘na mbështesin në këtë projekt shumë të nevojshëm, e që është një kërkesë e kamotshme e të gjithë qytetarëve të Komunës së Haraçinës. Ejani që bashkërisht të vendosim Gurthemelin e shtëpisë së Klubit tonë të zemrës”, ka njoftuar kreu i kësaj komune.(INA)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share