Gardiani hap derën, i burgosuri ik nga “Idrizova”

MPB dorëzon kallëzim penal në PPTH

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorezuar kallzim penal kundër gardianit nga burgu i Idrizovës pasi ai ka hapur derën për të ikur një person i burgosur nga Kumanova. Kundër kompetencave të tij, gardiani fillimisht ka mundësuar i burgosuri të dalë në Departamentin e hapur në Idrizovë ku pastaj është arratisur.

“I.P. në cilësinë e zyrtarit policor të burgut në Idrizovë Shkup, më 18.05.2023, derisa ishte në ndërrim, me kërkesë të D.K. nga Kumanova, i dënuar me vuajtje të dënimit me burg deri në vitin 2027 për krime të kryera sipas nenit 237 paragrafi 1 dhe neni 396 paragrafi 1 të Kodit Penal, ka hapur derën e Departamentit të Hapur, duke i mundësuar arratisjen nga burgu i Idrizovës”, thonë nga MPB

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këtë mënyrë I.P. ka vepruar në kundërshtim me procedurat, kompetencat dhe detyrat e punës dhe detyrimet e sigurisë, duke kryer veprën penale “lirimi i paligjshëm i personit të privuar nga liria”, sipas nenit 373 i Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur më 18 maj ndërsa MPB sot ka dorëzur kallëzim deri te Prokuroria Themelore Publike. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share