Fatmir Bytyqi: Pas 17 viteve i kthehemi ciklit të zgjedhjeve të rregullta parlamentare

Lajmi i mirë për qytetarët, sipas zëvendëskryeministrit Bytyqi, është kthimi në ciklin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare pas 17 vitesh. Siç thotë Bytyqi në Klan Debat, qytetarët ishin mësuar që të kenë zgjedhje çdo dy apo tre vite, ndërsa kjo, sipas tij, ka qenë edhe qëllimi i opozitës maqedonase.

“Qytetarët, por edhe aktorët politikë duhet të mësohen se zgjedhjet duhet të bëhen çdo 4 vite, që të kenë kohë të mjaftueshme ata të cilët fitojnë pushtetin, që të implementojnë programet dhe politikat të cilat i kanë parashikuar”, tha mes tjerash Fatmir Bytyqi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share