Formula One ka vendosur që të dyfishojë numrin e eventeve Sprint pas popullaritetit të fituar te tifozët
Formula One do të dyfishojë numrin e eventeve “Sprint”, duke i çuar në gjashtë për sezonin 2023.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit mori vendimin pasi sesionet Sprint janë bërë mjaft popullore për fansat, që kur formati u prezantua vitin e shkuar me kualifikueset që zhvilloheshin të premteve dhe garat e shkurtra Sprint të shtunave, që vendosnin renditjen e pilotëve për çmimet e mëdha të dielave.
Pilotët me rezultatet më të mira, gjithashtu marrin pikë shtesë.
“Sesionet Sprint” u aplikuan për herë të parë vitin e shkuar dhe në kampionatin 2022 të tilla evente u mbajtën në Çmimet e mëdha të Emilia Romagna-s dhe të Austrisë, ndërsa ai i Sao Paolos do të jetë i fundit.
Sipas presidentit të F1, Stefano Domenicali, këto evente sjellin më shumë dramë dhe emocione në kampioant.
FIA tha se nuk do të ketë ndryshime sa i përket marrëveshje komerciale ndërmjet tyre dhe menaxhimit të F1 sa i përket sesioneve Sprint.
Promotorët e Azerbajxhanit kërkojnë që Çmimit i Madh në Baku të jetë një nga gjashtë eventet Sprint në kampionatin e ardhshëm.
Klan News