NBA: Philadelphia humbë nga Dallas, fitojnë Lakers e Clippers

Gjashtë ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, regjiustruan dy fitore për ekipet vendase dhe katër përt ato mysafire.

Një ndeshje atraktive dhe me shumë emocione është zhvilluara mes Philadelphia dhe Dallas që përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 102-118. Te skuadra fituese më efikas ishin Irving me 23 pikë e Green me 20 pikë ndërsa te Filadelfia më efikas ishte Kelly Oubre me 19 pikë. Filadelfia me 30 fitore e 19 humbje mban pozitën e pestë në Lindje, ndërsa Dallas me 27 fitore e 23 humbje renditetr e 8-ta në Perëndim.

Një ndeshje mjaft atraktive është zhvilluara mes ekipeve Brooklyn dhe Golden State Warriors që përfundoi me fitoren e ekipit mysafir 98-109. Stef Curry ishte më efikas me 29 pikë. Në transfert fitojnë edhe dy skuadrat e Los Anxhelosit, Lakares kundër Charlottes, ndërsa Clippers ndaj Atlantas. Fitore në cilësinë e vendasit shënuan Cleveland ndaj Sakramentos dhe Nju Orleansi ndaj Torontos

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:

Charlotte – Los Angeles Lakers 118-124

Cleveland – Sacramento 136-110

Philadelphia 76ers – Dallas 102-118

Atlanta – Los Angeles Clippers 144-149

Brooklyn – Golden State Warriors 98-109

Nju Orleans – Toronto 138-100

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share