Ganiu: Shqetësuese stërzgjatja e ndërtimit të 500 metrave rrugë

“QEVERIA ËSHTË KONTRAKTUESE ME KOPMANINË QË PO KRYEN PUNIMET

Kryetari i Komunës së Çairit nuk e ka parë kronikën për t’u njoftuar se si kalojnë këtë rrugë personat me nevoja të veçanta për të arritur deri te qendra për rehabilitim. E ne i’a treguam.

“Kjo është rruga ku kalojnë personat me nevoja të veçanta. Keni dhënë premtim se do të rregullohet por ende nuk është rregulluar? Kur do të rregullohet? 

“Nga sektori i urbanizmit më thanë që kompania ende ka afat për ta realizuar këtë projekt Unë mendoj njejtë si qytetarët kjo është stërzgjatur dhe për këtë i kam shprehur shqetësimet e mia edhe në organet e partisë pasi që mendoj se këto rrugë duhet që më shpejtë të përmbyllen”, deklaroi Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Ganiu tha se kjo rrugë po ndërtohet me paratë e projektit TAV dhe se Qeveria ka bërë marrëveshje me kompaninë e cila po i kryen punimet.

“Apeloj deri te kompania në fjalë që këtu pak më shpejtë duhet të punohet me intenzitet më të madh me më tepër punëtor në terren përshkak se me të vërtetë qytetarët deri tani ishin të durueshëm por mendoj se është koha që të përfundojnë sa nuk ka filluar ngrica dhe acari që do të vështirsoj edhe më tepër funskionimin e qytetarëve”, deklaroi Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Ndryshe bëhet fjalë për një rrugë që nuk është as 1 kilometër e gjatë, ndërsa po rregullohet rreth një viti./KlanMacedonia/

Gazetare: Arbana Q. Klimenta

Lexo gjithashtu
Total
0
Share