Pendarovski: Zgjedhjet – kundërshtarët politik të mos i bëjmë armiq!

PRESIDENTI PRITJE PËR KORIN DIPLOMATIK

Vitin e kaluar, Shkupi, përmes Samitit përfundimtar të OSBE-së, Samitit të presidentëve të procesit Brdo-Brioni, takimit ministerial të Kartës së Adriatikut, Struga përmes Forumit të Prespës për Dialog dhe Ohrit si nikoqir i dialogut Prishtinë – Beograd, ishin qendrat ku u diskutuan dhe u miratuan vendime të rëndësishme jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën, tha Presidenti Stevo Pendarovski në takimin vjetor tradicional me korin diplomatik të akredituar në Maqedoninë e Veriut, njofton KlanM.

Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, që nga fillimi I mandatit si president, kanë qenë në fokus të angazhimeve të mia dhe do të vazhdoj të angazhohem për këtë ide deri në realizimin e plotë – percjell KlanM fjalimin e Presidentit Pendarovski para korit diplomatik të akredituar në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Pendarovski, gjatë fjalimit është prononcuar edhe për zgjedhjet e ardhshme, sipas të cilit, sic njofton KlanM, nga epilogu do të varet dinamika e proceseve reformuese, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat e administratës publike, funksionimi i shtetit të së drejtës.

Ai kishte edhe një mesazh për aktorët politik në vend.

“Para nesh është periudha kur do të jenë në rritje emocionet dhe tensionet politike. Nuk duhet të lejojmë që lufta për pushtet t`i minojë bazat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Përgjegjësia e politikanëve është që të mos lejojmë që kundërshtarët politik të bëhen armiq. Procesi zgjedhor duhet të jetë korrekt, I qetë dhe demokratik, kurse qeveria e ardhshme ta reflektojë vullnetin e qytetarëve dhe dallimet tona etnike” – tha Stevo Pendarovski.

Sipas Presidentit Pendarovski, sic njofton KlanM, pas zgjedhjeve përgjegjësia e politikanëve krahas me realizimin e premtimeve zgjedhore duhet të matet edhe me përkushtimin praktik drejt harmonizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe vazhdimit të integrimeve evropiane.

“Lidhur me ndryshimet kushtetuese, përbërja e ardhshme parlamentare duhet ta vazhdojë debatin dhe kjo çështje të përfundojë sa më parë, për shkak se vendi duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të përditshme, që do t`i amortizojnë trendet negative demografike dhe standardin e ulët jetësor të qytetarëve” – tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski, sic njofton KlanM, ka riafirmuar qëndrimin se, pavarësisht se kush do ta drejtojë qeverinë pas zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut duhet të mbetet në rrugën e integrimeve evropiane dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share