G7, pro sanksioneve për armët ndaj Rusisë

Zelenski, i pranishëm në Ligën Arabe. Të dielën në Japoni

Liderët e 7 ekonomive më të mëdha të botës ranë dakord që “të thajnë” makinerinë ruse të luftës.

Këtë term përdorën ata gjatë takimit të tyre ku shpallën një seri sanksionesh që synojnë të vështirësojnë importin nga Rusia të armëve dhe të të gjitha lëndëve të para për prodhimin e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Masat parashikojnë ndalimin e importit nga firmat ruse të pjesëve të këmbimit për avionë, e anije. Britania e Madhe nuk do të blejë më diamantë, bakër, alumin e nikel nga Rusia.

Burime në Kiev thanë se presidenti Volodimir Zelenski do të marrë pjesë në ditën e fundit të samitit të G7-ës të Dielën, ku do të kërkojë mbështetje për kundërsulmin e madh ukrainas ndaj ushtrisë ruse në territoret e pushtuara.

Zelenski nisi që këtë të Premte, turin jashtë vendit, ku të njëjtën kërkesë ia bëri edhe Ligës Arabe, të mbledhur në Xheda të Arabisë Saudite. Në samit merr pjesë për të parën herë prej Pranverës Arabe edhe presidenti sirian Bashar al Asad.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share