Në Strumicë zhvillohen dy ndeshje, njëra në stadiumin e Akademia Pandev mes AP Brera – Bregallnica dhe tjetra te stadiumi “Mladost” mes Gostivarit dhe Shkupit, shkaku se terreni në Gostivar është funksional nga të rreshkurat atmosferike.
Në fakt ndeshja Gostivari – Shkupi është edhe derbi i javës së 16-të të sezonit vjeshtor. Futbollisti para kësaj ndeshje në një deklaratë për Klan Maqedoni, tha se do të jetë ndeshje e vështirë por shpresojnë në rezultat pozitiv
“Mendoj se jemi në formë të mire, pas humbjes ndaj Sileksit ekipi reagoi shumë mire në fushë duke i përgjigjur me fitore nda Makedonija Gj.P. Në grup mbizotëron një atmosferë shumë e mire, kemi fokusin dhe po japim përkushtim maksimal për ndeshjen e rradhës ndaj Gostivarit. Na pret një ndeshje e vështirë, por ne po përgatitemi psiqikisht dhe teknikisht që nga atje të kthehemi me tri pike” tha futbollisti Sheji.
Të gjitha ndeshjet e sotme fillojnë në ora 13:00, takohen:
Shkëndija – Rabotniçki
Vardari – Struga Trim Lum
Voska Sport – Tikveshi
Gostivari – Shkupi
Makedonija Gj.P – Sileksi
AP Brera – Bregallnica