Sot ndeshja me Moldavinë, Shqipëria pret kualifikimin zyrtar për në Euro2024

Shqipëria luan pasditen e sotme në fushën e Moldavisë në ndeshjen e parafundit të kualifikuesve të Europianit të vitit të ardhshëm, sfidë që do ta ndiqni në ekranin e Tv Klan.

Kuqezinjtë janë në vendin e parë dhe vetëm me një barazim sigurohet kualifikimi.

Në Moldavi për të ndjekur zhvillimet nga kampi i kuqezinjve, ndodhet gazetari i Tv Klan Erjon Todhe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në një lidhje direkte nga kryeqyteti Kishinjev, sa i përket formacionit të mundshëm të Shqipërisë, gazetari Todhe tha se formacioni nuk është i tillë siç ka lënë të kuptohet Sylvinho në seancën e djeshme por do t’i besojë formacionit fitues në ndeshjen me Çekinë.

E zjarrtë është edhe atmosfera me tifozët shqiptarë që kanë shkuar në Moldavi për të ndjekur skuadrën e zemrës. Në Kishinjev kanë shkuar rreth 3 mijë tifozë shqiptarë.

Ndeshjen Moldavi – Shqipëri në orën 18:00 do të keni mundësi ta ndiqni falas në ekranin e televizionit Klan.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share