Futbolli italian në zi/ Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës Joe Barone ndërroi jetë në moshën 57 vjeçari

Futbolli italian në zi për Joe Barone dhe mes mesazheve të ndryshme ka ardhur edhe një kujtim i bukur të Dusan Vlahovic, sulmuesit të Juventusit dhe ish-lojtar i klubit Vjollcë, të publikuar në Instagram pas ndarjes nga jeta të drejtorit të përgjithshëm, i cili u nda nga jeta sot.

Sulmuesi aktualisht tek Juventusi, por protagonist i skuadrave të para të ndërtuara nga drejtori i përgjithshëm, shkroi: “Joe na la shumë shpejt, por ajo që bëri do të jetojë përgjithmonë. Faleminderit për gjithçka. Ngushëllime për familjen dhe popullin vjollcë”.

Më poshtë njoftimi për shtyp me të cilin Fiorentina bëri publik lajmin e hidhur:
“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të jashtëzakonshëm, Fiorentina sot humbet një nga pikat e saj të referencës, një figurë që shënoi historinë e fundit të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, pas sëmundjes që e goditi të dielën, ndërroi jetë sot në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano. E gjithë bota vjollcë përqafon gruan e tij Camilla, fëmijët e tij dhe të gjithë familjen Barone në këtë moment dëshpërimi të madh”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share