Nesër në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për ndeshjet e sezonit 2022/2023 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në kampionatin e ri 2022/2023, 12 ekipet që do të garojnë, janë: FC Shkupi, Akademija Pandev, Shkëndija, Makedonija Gj.P, Renova, Struga Trim lum, Bregallnica, Rabotniçki, Skopje, Tikveshi, Sileksi dhe Pobeda.
Pra siç shihet në edicionin e ri në mesin e 12 ekipeve është edhe Renova ekip pë të cilën ditëve të fundit është përfolur shumë gjoja do të largohet mga garimi në elitën e futbollit vendor, por si duhet se 99 %, kjo skuadër e cila në 17 vitet e fundit ishte anëtare e Ligës së Parë shënoi suksese të shumta si kampion dhe fitues I Kupës dhe ka përfaqësuar vendin në garat ndërkombëtare do të vazhdon rrugëtimin e saj në elitën e futbollit vendor, ashtu si edhe Akademija Pandeve e cila sipas të gjitha gjasave do të ketë sponsor të ri.
Kampionati i ri në Ligën e Parë të futbollit sipas të gjitha gjasave do të starton më 8 Gusht.
/KLanMacedonia/