Futboll: Të mërkurën ndeshja kualifikuese për Kampionatin Europian 2025 në kategorinë U-19 , Maqedoni e Veriut – Ukrainë

Përfaqësuesja e re e Maqedonisë U-19 vjeç nga nesër e nis fushatën për kualifikim në Kampionatin Evropian, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet nga 15 deri më 25 korrik në Irlandën e Veriut. Reprezentacioni  ynë në kategorinë U-19, janë nikoqir  të moshatarëve  të reprezentacionit të Ukrainës , në raundin e parë të grupit 7 të mini turnout kualifikues

Në këtë ndeshjes krahas kryetari të FFM-së Muamed Sejdinit i pranishëm do të jetë edhe presideni I Federatës ukrainase të futbollit  Andrej Sevçenko.

Të ftuarit e seleksionuesit Toni Jakimovski sot  ka realizuar séance  zyrtare  stërvitore para ndeshjes së nesërme me Ukrainën.

Në pritje të ndeshjes së nesërme seleksionuesi Toni Jakimovski,  ka  deklaruar

Mendoj se mund ta përsërisim suksesin, jemi gati të përballojmë sfidën. Po përballemi me probleme rreth futbollistëve të lënduar. As për këtë turne nuk do të mund të llogarisim te Elmas. Sa i përket Daniel Markovskit, ai është në pikëpyetje. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta bërë atë të aftë për ndeshjen e nesërme. Kemi një atmosferë të shkëlqyer në kombëtare, të ngjajshme  si në turneun kualifikues në Poloni. Dëshira dhe motivimi i futbollistëve është në nivelin më të lartë. Edhe pse grupi nuk është tërheqës në shikim të parë, ai është shumë i fortë. Shpresoj që të luajmë si ekip dhe të japim maksimumin. Unë besoj në sukses”.

Kapiteni  Martin Gjorgievski thotë se  ky takim sjell një mundësi të madhe  për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian.

– Jemi të vetëdijshëm për mundësinë që na është paraqitur, që është mundësia për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian. Nuk e di nëse do të kishim përsëri mundësinë të luftojmë për diçka kaq të madhe dhe domethënëse për Maqedoninë. Jemi duke u përgatitur, sot kemi stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë ndaj Ukrainës, por jemi gati, presim me padurim ndeshjen e nesërme dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv” deklaroi  Martin Gjorgievski.

Ndërkaq   futbollisti  Adrian Zendelovski  tha se Maqedonia ka ekip mjaftë të forte që japin  shpresë për kualifikim

– Kemi një skuadër shumë të fortë, besojmë shumë te vetja dhe këtë do ta tregojmë në ndeshjet e ardhshme. E arritëm objektivin e turneut kualifikues në Poloni për t’u kualifikuar në fazën Elite, tani duhet të përpiqemi të luajmë një ndeshje tjetër të mirë dhe të luftojmë për një kualifikim në Kampionatin Evropian” ka deklaruar Adrian Zendelovski.

Ndeshja  Maqedoni e Veriut – Ukrainë  zhvillohet në Qendrën stërvitore të FFM-së me fillim në ora  14:00. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi Zvicër – Letoni zhvillohet në stadiumin e  Gjorçe Petrovit

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share