Në ndeshjen e mbetur nga java e katërt e rrethit të parë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor, kampioni në fuqi Struga Trim Lum në tersi shteri ekipin e Vardarit duke e mundur me rezultat të thellë 4-0. Ndeshja në pjesën e parë përfundoi pa gola 0-0 edhe pse Besart Ibraimi dhe Marjan Radeski kishin raste ideale për të shënuar por fati ishte në anën portierit Gaçevski.
Me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 56-të golashënuesi më mirë i vendit Besart Ibraimi hapi rezultatin për 1-0, ndërsa vetë pak minuta më pas Mazrekaj në minutën e 75-të, shënoi edhe golin e dytë për vendasit me çka skuadra mysafire e Vardarit u dorëzua, ndërsa vendasit atakonin që në portë e Gaçevskit pa u ndal dhe si rrjedhojë e kësaj loje sulmuese Hadis Tairi shënoi golin e tretë në minutën e 84-të, ndërsa në minutë tretë shtesë boshnjaku Jaroviq realizoi golin e katërt dhe të fundit për Struga Trim Lum dhe për fitoren e thellë 4-0.
Me këtë ndeshje të mbetur nga java e katërt përfundimisht u kompletuan të gjitha 12 xhirot e zhvilluara, ndërsa Struga Trim Lum me 8 fitore e 4 disfata ka gjithësejt 24 pikë apo një më pakë se Shkupi dhe Shkëndija që mbajnë dy pozitat e para në renditjen tabelore, ndërsa Vardari vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me 3 fitore, 2 barazime dhe 7 disfata duke grumbulluar vetëm 11 pikë.
Në javën e 13-të, më 5 Nëntor, takohen: Struga Trim Lum- Shkëndija, Bregallnica – Makedonija Gj.P, Rabotniçki – Sileksi, Shkupi – Vardari, Tikveshi – Gostivari, Voska Sport – AP Brera./KlanMacedonia