Heroi i finales, Rodri flet pas suksesit historik të City-t

Rodri: Ëndrra ime ishte të luaja në nivelin më të lartë

Gjiganti anglez Mançester City me fitoren në ndeshjen finale të Ligës së kampionëve  mposhti  skuadrën italiane Interin dhe për here të pare histori  fitoi trofeun  e kësaj gare

Heroi i kësaj ndeshje finale e edicioni i 62-të me radhë doli të jetë mesfushori spanjoll, Rodri, goli i të cilit vendosi fituesin e ndeshjes, ndërsa ai vet u shpall MVP i finales.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas ndeshjes ai tha se pati një paraqitje të tmerrshme në pjesën e parë, por falë trajnerit Guardiola mësoi nga gabimet dhe arriti të shënonte golin e fitores.

Vërtet nuk e besoj. Është mbresëlënëse. Mbi të gjitha për shkak të mënyrës se si doli loja. Unë isha i tmerrshëm në pjesën e parë , diçka jashtë karakterit për mua. Por Trajneri më ka inkurajuar, më ka thënë në sy se kam gabuar, se kam qenë lider dhe se duhet të ndryshoj mentalitetin tim, këtë e kam bërë në një kohë si kjo dhe besoj se Zoti më ka dhënë. mua këtë moment”, tha Rodri.

Mesfushori spanjoll tha se kishte ëndërr të luaj në nivele të larta, por kurrë nuk e kishte menduar se do të ishte në një finale të Ligës së Kampionëve

Ëndrra ime ishte të luaja në nivelin më të lartë, por kurrë nuk e kisha menduar se do të isha në një finale të Ligës së Kampionëve . Do të doja të falënderoja njerëz që më kanë besuar mua, njerëzit e Spanjës dhe nga Anglia që kanë udhëtuar për të qenë pranë nesh”, përfundoi Rodri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share