Skuadra e Struga Trim Lum në ndeshjen e fundit kontrolluese që ishte edhe ndeshje gjenerale para fillimit të sezonit pranveror sot në stadiumin “Biljanini Izvori” mundi ekipinn e Voska Sport më rezultatin 2-0. Autor të golave për struganët ishin Suhejl Muarem në pjesën e parë dhe Besart Ibraimi në pjesën e dytë.
Nga dita e nesërme Struga Trim Lum vazhdon përgatitjet e fundit para fillimit të stinorit pranveror që fillon më 19 shkurt, ndërsa në xhiron e 19 është mysafire e Tikveshit në Kavadar.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/