Boks: Sefer Seferi më 2 mars serish ngjitet në ring

Boksieri 44 vjeçar nga Korita e Gostivarit , Sefer Seferi më 2 mars 2024 (e shtunë), do të ngjitet në ring në luftën e tij të 31-të në boksin profesional në kategorinë cruiser. Kundërshtari i Seferit do të jetë boksieri nga Tanzanija Abel Ndomba i cili ka 38 lufta në boksin profesional.

Sefer Seferi deri më tani ka 25 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje . Lufta me Abel Ndomba – Sefer Seferi zhvillohet në qytetin Volketswil të Zvicrës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share