Futboll: Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë Rabotniçki – FC Shkupi

Sot në stadiumin “Boris Trajkovski” në Lagjen Maxhari të Shkupit  zhvillohet  ndeshja e fundit e  xhiros së pare të kampionatit tëri mes Rabotniçki – Shkupi, një ndeshje e. cila  konsiderohet  si derbi I javës së pare.


Dy ekipet në kam;pionatin e ri kanë pretendime të qarta  që të luftojnë për kreun e tabelës  ketë e kanë dëshmuar edhe  gjatë fazave përgatitore. Trajneri i Rabotniçkit   Milan Ilievski në prag të ndeshjes  së sotme  ka deklaruar  se pret  një ndeshje  të vështirë por  beson në lojë të mire, pasi  pikët  në fillim të kampionatit janë shumë vlefshme.

Besoj se do të luajmë mirë dhe pres një ndeshje të vështirë dhe të pasigurt. Kur të fillojë kampionati, sigurisht që pikët janë më të rëndësishmet dhe do të bëjmë gjithçka që në fillim të arrijmë rezultat pozitiv”, ka deklaruar trajneri Milan Ilievski.

Nga  ana tjetër  edhe skuadra e FC Shkupit  ka llogarit e veta , ekipi është mire e përgatityur , ka sjell përforcime cilësore  por në momentin e fundit ka mbetur pa Renaldo Cefasin i cili është larguar nga Shkupi.

Njëri nga  përforcimet  më cilëre ishte sulmuesi Arbi Vosha, ai për faqen  zyrtare të klubit para ndeshjes  me Rabotniçkin ka deklaruar.

Çdo fillim sezoni është shumë e rëndësishme të nis me këmbë të mbarë. Ne si ekip jemi përgatitur maksimalisht edhe pse kemi pasur angazhime në ndeshjet evropiane. Jemi gati për sfidat e reja dhe do të japim maksimum në çdo lojë. Për duelin e sotëm ndaj Rabotniçkit kishim kohë të mjaftueshme për tu bërë gati dhe besojmë në fitore dhe duam që tre pikët e të mbesin te ne, ka thënë Vosha.

Ndeshja Rabotniçki – Shkupi do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari të Shkupit me fillim në ora 17:00.Arbitër kryesor në këtë ndeshje do të jetë Aleksandar Stavrev.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share