Futboll: Cristiano Ronaldo i vendosur të largohet nga ‘Old Trafford’

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të qëndrojë te Man United.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo tash e sa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Man United.

Raportime të ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se CR7 është akoma i vendosur që të sigurojë një lëvizje largimi, para mbylljes së merkatos.

Situata për lojtarin mund të jetë bërë edhe më keq, pasi mbrëmë e nisi derbin ndaj Liverpool nga stoli.

Ronaldo pati hapësira vetëm nga minuta e 86’ deri në fundin e takimit, kur mori pozitën e Marcus Rashford.

Ai mund të mos jetë lojtari më i përshtatshëm për planet e Erik ten Hag tek United.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share