Java e 16-të e jashtëzakonshme e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor solli dy fitore për ekipet vendase, dy barazime dhe dy fitore për ekipet mysafire, 12 gola të shënuar dhe një karton të kuq. Shkupi dhe  Shkëndija me nga 32 pikë kryesojnë tabelën, ndërsa Struga Trim Lum në pozityën e tretë me  30 pikë

Shkëndija  në stadiumin e qytetit në Tetovë, para një numri shumë të vogël të tifozëve dhe me një lojë mesatare shënoi fitore të rëndësishme   2-0 kundër Rabotniçkit. Pas  pjesës së parë cila  përfundoi pa  gola ,  trajneri  Nuhiu në pjesën e dytë  në lojë inkuadroi  Adenis Shalën dhe  Ennur Totren të cilët ishin edhe   autor të golave. Së pari Adenis Shala në minutën e 59 shënoi për epërsi 1-0, ndërsa  kapiteni Totre vulosi rezultatin e kësaj ndeshje në minutën e dytë shtesë. Me tre pikët e fituara Shkëndija  kryeson tabelën së bashku me Shkupin me nga  31 pikë, ndërsa  në javën e 17-të janë mysafire e liderit në Çair

Fitore domethënëse në transfertë shënoi kampioni në fuqi Struga Trim Lum, që mundi  Vardari  në “Boris Trajkovski”  3-1. Autor të golave  ishin Zguro  (nga penaltia), Tairi dhe Kompaore, golin e nderit  për vendasit e  shënoi  Milosavleviq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Derbi i kësaj jave  Gostivari – Shkupi që u zhvillua në Strumicë, përfundoi pa  gola  0-0. Me  këtë barazim Gostivari me  20 pikë mbette  në pozitën e shtatë, ndërsa  Shkupi vazhdon të mbanë pozitën e liderit  me  32 pikë.

Në ndeshjen e sotme me disfatë para  tifozëve vendas ka zhgënjyer  Voska Sport  meqë humbi nga  Tikveshi 0-3 me golat  që I realizuan Ivanovski 2 gola dhe Spahiu një. Sulmuesi vendas Alen Jasharovski në fund të pjesës së pare u ndëshkua me kartonë të kuq.

Makedonija Gj.P me  golin e vetëm që realizoi Cvetanovski, mundi Sileksin  1-0, ndërsa ndeshja  mes  AP Brera – Bregallnica  përfundoi me barazim  1-1

Rezultatet e javës së 16-të

Shkëndija – Rabotniçki  2-0

Vardari – Struga Trim Lum 1-3

Voska Sport – Tikveshi 0-3

Gostivari – Shkupi 0-0

Makedonija Gj.P – Sileksi 1-0

AP Brera – Bregallnica 1-1

Tabela: 1.Shkupi 32 pikë, 2.Shkëndija 32, 3.Struga TL 30 (-1 ndeshje), 4.Sileksi 23 (-1 ndeshje(, 5.Tikveshi 22, 6.AP Brera 20, 7.Gostivari 20, 8.Rabotniçki 20, 9.Makedonia Gj.P 18, 10.Voska Sport 16 (-1 ndeshje), 11.Bregallnica 16, 12.Vardari 11 pikë (-1 ndeshje)

Java e  17-të takohen:  Makedonia Gj.P – Vardari ,( e shtunë) Bregallnica – Voska Sport, Rabotniçki – AP Brera, Shkupi – Shkëndija, Sileksi – Gostivari, Tikveshi – Struga TL  ( e diel) .   /KlanMacedonia/