Pas dy javëve përgatitje në Slloveni ekipi i Shkëndijës pas ndeshjes së djeshme kundër Dinamo të Zagrebit sot kthehet në Tetovë Klubi i futShkëndija e Tetovës ku do të vazhdoj fazën e fundit përgaditore kështu deri më 7 korrik kur në proigram është ndeshje e pare e Ligës së Konfernencës me skuadrën aemene Ararat.
Shkëndija gjë qëndrimit në Slloveni karahas seancave të rregullta stërvitore ka zhvilluara edhe katër ndeshje kontrolluese prej të cilava ka një fitore dy barazime dhe një humbje dhe ate në nbdeshjen e fundit kundër kampiopnit të Kroacisë, Dinamo të Zagrebit ku kapiten është tetovari Arian Ademi me rezultatin 3-0.
Kuqezinjtë ndeshjen e pare me hungarezët e Ferencvaroshit barazuan 1-1, me kampionin e Sllovenisë, Mariborin fituan 1:0. Me Zrnjskin barazuan 3-3 dhe kundër Dinamos pësuan humbje 0-3.
Shkëndija e cila aktualisht drejtohet nga trajneri Artim Shaqiri në këtë merkato ka sjell Davor Taleskin portier nga Struga Trim Lum si dhe sulmuesin Vllatko Stojanovskin nga Nova Gorica, ndërsa e ka kthyer Leard Sadriun i cili ka qenë I huauzar të KFSkënderbeu i Korçës dhe Mevlan Murati në ekipin e Renovës.
/KlanMacedonia/