Andonovski largohet nga SHBA

46-vjeçari dorëhiqet nga detyra e trajnerit të Kombëtares së Femrave pas dyshimit në Kupën e Botës

Vlatko Andonovski ka dhënë dorëheqjen si trajneri kombëtares së futbollit të femrave të Shteteve të Bashkuara. Vendimi i teknikut erdhi pas paraqitjes jo të mirë në Kupën e Botës të katër herë kampioneve. Objektivi i përfaqësuses amerikane ishte që ta fitonte titullin për herë të tretë radhazi, por u eliminua në të 16-at kundër Suedisë. Kjo ishte performanca më e dobët e SHBA në këtë kompeticion ndonjëherë.

Fedeata amerikane e futbollit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Skuadra do të luajë miqësore kundër Afrikës së Jugut në shtator, ndërsa drejtimin do ta marrë një trajner i përkohshëm.
Prishmëritë për Andonovskin ishin të larta, pasi ai mori drejtimin katër vite më parë, kur u largua trajnerja Jill Ellis, që e udhëhoqi ekipin drejt titujve të njëpasnjëshëm të Kupës së Botës në 2015 dhe 2019.

Ai udhëhoqi Shtetet e Bashkuara drejt marrjes së medaljes së bronxtë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share