Futboll: Shkëndija nikoqire e Strugës në Strumicë

STADIUMI QYTETIT NË TETOVË GATI PAS DHJETË DITËVE

 Ekipi i Shkëndijës  edhe në javën e katërt të kampionatit  do të jetë nikoqire  jashtë Tetovës. Derbi i javës së katërtë në sezonin e ri të Ligës së Parë të futbollit vendor Shkëndija – Struga Trim Lum do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 16:00, në stadiumin e Akademia Pandev në Strumicë.

Arsyet pse ndeshja derbi Shkëndija – Struga Trim Lum do të zhvillohet në Strumicë  janë të natryrës objektive shkaku i dëmtimit të shtresës së barit. Drejtuesit e klubit ishin të detyruar që ta zëvendësojnë kurse punimet  janë në përfundim e sipër dhe me njëjta do të jetë në funksion brenda  dy javëve  në ndeshjen e javës së gjashtë më 4 shtator, në takimin Shkëndija – Makedonija Gj.P, eventualisht në ndeshjen e xhiros së tetë më 17 shtator kundër Shkupit.

Klan Maqedoni ishte I pranishëm në Stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe siç po shihet nga pamjet, ekipi profesional për sanimin e dëmtimeve të barit në stadium maksimalisht është  duke punuar për të sanuar fushën e lojës.

Sipas ekspertëve, dëmtimi i barit ka ardhur si pasojë e temperaturave  të larta dhe shirave.

 

Ndryshe dy ndeshjet e para të sezonit të ri Shkëndija i luajti si vendase në Strugë, pasi fusha e tetovarëve ishte pezulluar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së si pasojë e ndodhive në duelin e sezonit të shkuar, Shkëndija-FC Shkupi.

Ndeshja  Shkëndija – Struga Trim Lum  cilësohet  si derbi i javës së katërt, pasi ekipi strugan  në tre  xhirot e para ka  po aq  fitore dhe kryeson tabelën me 9 pikë maksimale./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share