Formula 1 & Moto GP: Ideja e çmendur për garë të përbashkët

Tashmë që Liberty Media është bërë zyrtarisht pronare e MotoGP, ndërkohë që prej vitesh zotëron edhe sportin e Formula 1, në media po qarkullon lajmi i një gare të përbashkët mes dy sporteve më të bukura të motosportit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kjo është një ëndërr që prej kohësh ndodhet në sirtar, por që mund të realizohet tani që MotoGP e Formula 1 kanë të njëjtin pronar. Natyrisht që kjo gjë nuk do të realizohet këtë vit e ndoshta as vitin tjetër, por ndoshta në vitin 2026 mund të shohim një spektakël të tillë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy presidentët, Stefano Domenicali (F1) dhe Carmeo Ezpeleta (MotoGP) kanë folur haptazi prej kohësh se e dëshirojnë një gjë të tillë. Dhe tani që pengesa më e madhe është hequr, gjithçka mund të bëhet realitet me një projekt konkret.

Natyrisht që duhen gjetur pistat e duhura, datat e duhura dhe njerëzit e duhur për ta bërë realitet një garë të tillë. Ideja është e një piste ku spektakli është i garantuar dhe kush më mirë se Amerika e ofron këtë gjë.

Ndoshta pikërisht në Las Vegas, aty ku Formula 1 debutoi vitin e kaluar e ku se shpejti pritet të debutojë edhe motoçiklizmi. Kështu, pas disa testeve “veç e veç” mund të vijë edhe data që të shohim dy sportet më të bukura të motosportit që garojnë së bashku në një pistë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share