FC Shkupi: Jane Nikollovski emërohet menaxher në pjesën sportive të klubit

Ish portieri i reprezentacionit të Maqedonisë Veriur, Jane Nikollovski është emëruar drejtor sportive në ekipin e FC Shkupi . Në faqen zyrtare në fejsbuk thuhet: “Bëhet fjalë për ish portierin e klubit tonë, Jane Nikollovski i cili do të ketë rolin e menaxherit në pjesën sportive të klubit.

Jane Nikollovski ka qenë portier i FC Shkupit (ish Sloga Jugomagnat) në periudhën 1999-2001 dhe 2003-04.

Duke e njohur personalitetin e Nikollovskit jemi të bindur se do të bëjë një punë të shkëlqyeshme në rolin e tij”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share