Futboll: Shkëndija me barazim përfundoi përgatitjet në Antalia

Shkëndija në ndeshjen e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e pare që starton më 18 shkurt, me ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit 2023/2024.

Kuqezinjtë në takimin e fundit kontrollues luajtën më barazim 1-1 me ukrainasit e Dinamo Kievin 1:1 me Dinamo Kievin në ndeshjen e fundit kontrolluese në Antalia. Autor I golit pë kuqezinjtë ishte Adenis Shala në minutën e 26-të , ndërsa për ukrainasit shënoi Vanat në minutën e 60-të.

Më kë kontrolluese skuadra që drejtohet nga strategu Jeton Beqiri mbyllin me sukses serinë e 5 ndeshjeve kontrolluese prej të cilave 4 në token turke dhe një në Tetovë4, ku ka shënuar 4 fitore dhe një barazim. Rezultatet janë këto Shkëndija-Skopjen (6:0) Shkëndija – Dinamo Batumin (2:0), Shkëndija – Warta Poznan (1:0) dhe Shkëndija – FK Liepāja (1:0) dhe kjo e fundit Shkëndija – Dinamo Kyev 1-1.

Pas kësaj ndeshje ekipi kuqezi të shtunën kthehet në Tetovë, ku nga dita e hënë do të vazhdon punën e fazës së fundit deri më 18 shkurt kur fillon pjesa e dytë kampionatit, ndërsa Shkëndija është mysafire e Makedonija Gj.P.

SHKËNDIJA-DYNAMO KYIV 1:1 (1:0)

Stadiumi: Kaya Palazzo, Belek – Antalia

Golashënues: Shala 26’ (Shkëndija), Vanat 60’ (Dynamo Kiev)

SHKËNDIJA: Taleski, Kocev, Meliqi, Cake, Rexhepi, Qaka, Totre (c), Krasniqi, Çinari, Shala, Ademi. Luajtën edhe: Webster, Dita, Krstevski, Aganspahiç, Adili, Amzai, Nuhija, Velija, Jakupi, Ramadani, Kurti.

Trajner: Jeton Beqiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share