Volejboll: Tirana nikoqire e kampionatit Ballkanik U-20

Garat mbahen nga data 6 deri më 10 shtator

Federata e Volejbollit të Shqipërisë është nikoqire e Kampionatit Ballkanik të volejbollit për meshkuj U-20, që do të mbahet nga data 6 deri më 10 shtator. Sipas sekretarit të përgjithshëm në Federatën e Volejbollit të Maqedonisë Veriuit në këtë kampionat Ballkanik, për meshkuj në kategorinë U-20 do të marrin pjesë reprezentacione nga shtatë shtete të rajonit të ndara në dy grupe A dhe B.

Në grupin A: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Turqia, ndërsa në Grupin B, janë: Bullgaria, Rumania dhe Serbia

Seleksionuesi i reprezemtacionit të Maqedonisë Veriut , Vançe Sanev me asistentat e tij Kristian Ristevski, Bllagoj Tasev dhe Sadik Ferati, tani më kanë publikuar listen me 16 volejbollist: Filip Stankov, Stojçe Arsov, Kristijan Ilijev, Mihajllo Mirasçiev, Hristjan Andonovski, Kire Glaev, Trajçe Barbareev, David Kirov, Dragan Gakev, Toshe Efremov, Filip Jovanov, Blerton Baftijari, Marko Dimovski, Filip Grkovski, Luka Ristovski dhe Filip Puzderliski

“ Për mua dhe ekipin tim Liria, është nder të jem pjesë e stafit teknik të reprezentacionit të shpresave të volejbollit. Ajo që munde të them para këtij kampionati është do të kemi paraqitje dinjitoze” deklaroi ndihmës seleksionuesi Sadik Ferati.

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut , kategoria U-20, nga dita e hënë më 22 gusht grumbullohet në Shtip ku do të përgatitet deri më 4 shtator, ndërsa në Tiranë do të udhëtojnë më 5 shtator. /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share