Futboll: Shkëndija fiton kontrolluesen e parë kundër rumunëve të Petrolul 3-2

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e cila vazhdon përgatitjet për ndeshjet europiane  dhe  kampionatin e ri, ndërsa sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese me skuadrën  rumune Petrolul Ploeshti të cilën e fitoi me rezultatin 3-2. Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Erald Çnari  2 dhe Nasko Milev 1.

Në këtë ndeshje  trajneri  Ardian Nuhiu në formacion gjatë minutave ka inkuadruar të gjithë futbollistë që i ka në disponim.

Ndeshja e radhës  kontrolluese do të zhvillohet kundër skuadrës sllovene Rogashka  më 26 qershor (e hënë). /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share