Skuadra e Shkëndijës e cila vazhdon fazën e përgatitjeve në Slloveni, sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese, kësaj radhe kundër skuadrën Zrinjski nga Mostari i Bosnja e Hercegovinës me të cilën skuadër kanë barazuar me shifrat 3-3
Edhe pse skuadra nga Mostari në tre raste ishte në epërsi ndeshja në fundi përfundoi me barazim 3-3 me autor të golave Ferhan Hasani (42’), Mijatoviq (autogol 52’) dhe Leart Sadriu (58;) për kuqezinjtë, ndërsa për boshnjakët kanë shënuar Cuze (8′), Kamenar (49′), Murati (54′-autogol).
Në dy ndeshjet e para kontrolluese Shkëndija ka barazuar 1:1 me Ferencvaros-in dhe ka shënuar fitore ndaj Mariborit me rezultat 1:0. Ndeshja e katërt kontrolluese do të zhvillohet të dielën kundër kampionit kroat Dinamo e Zagrebit.
/KlanMacedonia/