Futboll: Ronaldo, më i miri i muajit në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i muajit shkurt në Saudi Professional League.

Një çmim ky më se i merituar për kampionin Ronaldo, për shkak që në vetëm katër ndeshje të muajit shkurt, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë dy asiste për shokët e skuadrës te Al Nassr.

Lajmin e dhënies së këtij çmimi për portugezin e ka bërë publik vetë Saudi Professional League, me një video me momentet e Ronaldos te Al Nassr, të publikuar në “Twitter”. Shpërndaje në rrjete sociale

Lexo gjithashtu
Total
0
Share