Futboll: RMV-ja humbi gjasat për kualifikim në “Euro 2024”

MILEVSKI: I KËNAQUR ME LOJËN, I ZHGËNJYER ME REZULTATIN

Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll në ndeshjen e raundit të gjashtë eliminatore në Grupin C, për kualifikim në “Euro 2024” pësoi disfatën e tretë pas dy fitoreve dhe një barazimi, kësaj radhe në stadiumin “Epet Arena” në Pragë të Çekisë humbi me rezultat 2:0 nga Ukraina, me çka përfundimisht humbi të gjitha shpresat për kualifikim eventual në kampionatin Evropian.

Kanë mbetur vetëm gjasat teorike që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të kualifikohet në EURO 2024. Në Pragë, në raundin e gjashtë të eliminatorëve, Ukraina mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2:0 duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Seleksionuesi Milevski u shpreh i kënaqur me lojën, por I zhgënjyer me rezultatin.

“Urime Ukrainës për fitoren, por jam krenar për djemtë e mi. Reagimi pas një goli të tillë të pësuar ishte i shkëlqyer, në fillim të pjesës së dytë bëmë ndryshime. Arritëm të imponohemi, fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim gol dhe kur nuk i shfrytëzon rastet, humbja është e pashmangshme. Sa herë që filloni një ndeshje, keni më shumë plane. Kishim një kundërshtar të fuqishëm kundër vetes dhe plani fillestar nuk funksionoi. Pranuam një gol te pafat, pas të cilit reaguam mire dhe nuk mund të mos jem i kënaqur. Krijuam disa raste të shkëlqyera në pjesën e parë. Unë jam i zhgënjyer vetëm me rezultatin”, tha Bllagoja Milevski.

Maqedonia e Veriut   deri në fund të eliminatoreve  duhet të zhvillojë  edhe  dy ndeshje  në grupin “C”.

Më 17 Nëntor në Romë, kundër Italisë dhe më 20 nëntor, në arenën “Todor Proeski” në Shkup kundër Anglisë.  

Të martën në Strumicë, do të zhvillojë ndeshje miqësore me  Armeninë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share