Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll për femra, në stadiumin te kampi stërvitor në FFM, ka pësuar disfatë nga përfaqësuesja e Kosovës në kuadër të grupit 5 , të Ligës së Kombeve në futboll, divizioni C. Përfaqësuesja e Kosovës ishte më e mirë dhe shënoi fitore të merituar me rezultatin deri në 0-2 në fushën e FFM-së
Pë përfaqësuesen e Kosovë ishte kjo fitorja e parë pas barazimit me Bullgarinë dhe kryeson grupin me 4 pikë, para Bullgarisë që gjithashtu ka 4 pikë Maqedonia e Veriut me dy humbje nuk ka asnjë pike
Autore të golave për reprezentacionin e Kosovës ishin Valentina Limani (20’) e Donjeta Halilaj (41’). Ndeshja e radhës Kosovë – Maqedonia e Veriut zhvillohet të martën në Prishtinë. /KLanMacedonia/