Futboll: Fc Shkupi ndali rrugëtimin e fitoreve të Strugës

GOLIN E VETËM E SHËNOI ALVAREZ NGA PENALTIA

Me ndeshjen derbi Shkupi – Struga Trim Lum që përfundoi me rezultatin1-0, u kompletua java e 11-të e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor.  Java e 11-të solli dy fitore të vendasve një barazim dhe dy fitore për ekipet mysafire  me gjithësejt 16 gola të shënuar

Me golin e vetëm që e shënoi Fredi Alvarez në minutën e 57 nga penaltia, ekipi i Shkupit shënoi  fitoren e pestë në sezonin vjeshtor të kampionatit 2022/2023.

Por mbetet  dyshimi a thua arbitri kryesor  solli vendimin e drejt, pasi  në momentin  vendimtar  portieri Vedran Qosevski arriti para Adetunjit  te topi   topin  para se të rrëzonte  futbollistin e shkupit, por  referi  Stavrev ishte i paluhatshëm në vendimin e tij duke treguar në pikën e bardhë.

Lideri në renditjen e tabelës kishte rastin ideal për të barazuar rezultatin por Valentin Koçovski nga  afërsia nuk arriti të konkretizoi.

Si do që të jetë me përfundimin e rrethit të parë  Struga Trim Lum mbetet lider në renditjen e tabelës me 25 pikë, para Shkëndijës që ka 19 dhe Shkupit me 18 pikë.

Për shkak të obligimeve të reprezentacionit  A, pë ndeshjen miqësore  kundër Arabisë Saudite java e 12-të e sezonit vjeshtor zhvillohet më 26 tetor me fillim në orën 14:00,

Rezultatet e javës së 11-të:

Shkupi – Struga TL   1-0

Rabotniçki – Shkëndija  2-4

Bregallnica – Sileksi    2-3

Makedonija gj.P -Skopje  2-0

Pobeda – Akademia Pandev 1-1

Tikveshi  ishte e lirë

 

T A B E L A

1.Struga Trim Lum 10 8 1 1 19:4 25
2.Shkëndija 10 5 4 1 15:8 19
3.Shkupi 10 5 3 2 13:7 18
4.Sileksi 10 5 3 2 15:12 18
5.Tikveshi 10 5 1 4 16:13 16
6.Makedonija Gj.P 10 3 3 4 11:12 12
7.Bregallnica 10 3 3 4 9:10 12
8.Rabotniçki 10 3 2 5 10:20 11
9.Akademia Pandev 10 2 2 6 12:12 8
10.Pobeda 10 2 2 6 8:15 8
11.Skopje 10 1 2 7 2:17 5

 

Java e 12-të e sezonit vjeshtor zhvillohet më 26 tetor me fillim në orën 14:00, takohen: Skopje – Shkëndija, Rabotniçki – Sileksi, Bregallnica – Ak.Pandev, Pobeda – Struga TL, Shkupi – Tikveshi.  Makedonija Gj.P është e lire.

Gazetar: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share