TË GJITHA NDESHJET E JAVËS SË KATËRT FILLOJNË NË ORA 16:00
Të dielën në program janë katër sfidat e javës së katërt të sezonit 2022/2023, në Ligën e Parë të futbollit vendor. Derbi mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum do të luhet në kompleksin sportiv “Pandev” në Strumicë. Në Autokomand takohen Skopje – Shkupi. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00.
Derbi i javës së katërt është sfida Shkëndija – Struga Trim Lum, ndeshje kjo që do të zhvillohet në terren neutral, pra në kompleksin sportiv “Pandev” në Strumicë. Skuadra kuqezi në tre ndeshjet e para ka dy fitore dhe një barazim, kurse skuadra pretendon të vazhdojë rrugëtimi I sukseseve.
“Mendoj se nëse e japim të gjithë maksimumin do të dalim me një rezultat pozitiv. Edhepse luhet në Strumicë për na nuk mendoj se do të jetë shumë vështirë nëqoftëse e japim maksimumin dhe të tregojmë at që dime në fushë” – deklaroi Egzon Bejtullai
Struga Trim Lum, në tre xhirot e para ka tre fitore. Struganët janë të vetëdijshëm se të dielën I pret një ndeshje e vështirë kundër Shkëndisë.
“Presim një ndeshje të vështirë. Të gjithë e dim kush është Shkëndija, çfarë force ka Shkëndija, e çfarë lojtarësh posedon Shkëndija. Por edhe ne i kemi ambiciet tona dhe shpresojmë se do të kthehemi me pike në Strugë “ – tha Besmir Bojku.
Një ndeshje mjaft tërheqëse zhvillohet në stadiumin “Hekurana” në Lagjen e Autokomandës ku takohen dy skuadrat fqinje Skopje dhe Shkupi. Në dy takimet tjera takohen: Bregallnica – Makedonija Gj.P, Rabotniçki – Tikveshi. Pobeda është e lirë. /KlanMacedonia/