Kuqezinjtë kanë zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore, duke mundur 1:0 Tiranën në Ladorisht të Strugës.
Shkëndija ka arritur në mes të fazës përgatitore verore para paraqitjeve në UEFA Conference League, derisa bashkë me akumulimin e forcës fizime dhe kondicionale, përmes ndeshjeve kontrolluese kërkohet ndërtimi i lojës dhe arritja e formës optimale. Sot në Ladorisht të Strugës kuqezinjtë u përballën me Tiranën në një ndeshje kontrolluese e fituar 1:0 nga Shkëndija me golin e Reshat Ramadanit pas asistit të vëllaut të tij, Florentit.
Trajneri Beqiri në pjesën e parë vendosi ekipin me formacion standard 4-2-3-1, me Trumçin titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ndeshja nisi me një kanosje të Tiranës e devijuar në këndore, para se Shala të ndalet me faul në zonë me arbitrin që dha shenjë loja të vazhdonte. Në minutën e 15-të Totre rëmbeu një top dhe asistoi për Ademin, me sulmuesin që goditi skaj portës. Moment i bukur në minutën e 28-të kur goditja e Merxhanit nga gjuajtja e lirë ndalet në mënyrë spektakolare nga portieri i Tiranës. Deri në fund të pjesës së parë veçojmë depërtimin e Shalës goditja të cilit neutralizohet nga portieri tiranas.
Në fraksionin e dytë Beqiri nisi me 8 zëvendësime, derisa në lojë mbetën vetëm R. Ramadani (luajti gjithë ndeshjen), Cake (Nuhija 67’) dhe Trumçi (Kurti 76’). Pikërisht mbrojtësi shkodran solli kanosjen në serioze në pjesën e dytë (73’) kur gjuajti skaj portës, më vonë goditja e fortë e Nuhija-s u grushtua nga portieri tiranas, derisa ndryshimi erdhi në minutën e fundit. Florent Ramadani harkoi nga rivënia këndore, derisa Reshat Ramadani me kokë shënon për epërsi 1:0, që ishte rezultati final i kësaj miqësoreje.
Stadiumi në Ladorisht të Strugës
Golashënues: Ramadani 90’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: aleski, Trumçi, Meliqi, Cake, Merxhani, R. Ramadani, Totre (c), Krasniqi, Krstevski, Shala, Ademi.
Luajtën edhe: 46’ Hamzai, Rexhepi, Adili, Jakupi, Qaka, Webster, F. Ramadani, Aganspahiç, 67’ Nuhija, 76’ Kurti.
Trajner: Jeton Beqiri/tvklan.mk/